13 humbje jete dhe 782 raste të reja. Ky është bilanci i Ministrisë së Shëndetësië sa i përket shifrave të COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. 13 qytetarët që kanë humbur betejën në spitalet COVID janë: 2 nga Fieri, 2 nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 nga Tirana, 1 nga Lushnja, 1 nga Elbasani, 1 nga Pogradeci dhe 1 nga Korça.
Gjithsej janë kryer 2.256 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë, 31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër,
23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë, 18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin, 10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe, 7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat, 5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar, 1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.
“MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, apel ministria.