COVID-19/ 6 pyetjet më të shpeshta rreth virusit marrin këto përgjigje të shpejta

Ndërkohë që koronavirusi gjendet ende mes nesh dhe lufta e përditshme vazhdon, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar përgjigjet e 6 prej pyetjeve më të shpeshta sa i takon pandemisë COVID-19. Kështu, maska duhet mbajtur në ambiente ku nuk mund të sigurohet distanca fizike, jo më pak se 1.5 metër.

A duhet të vendos maskë? Po, vendosni maskë kur nuk mund të mbani distancën fizike prej të paktën 1 metër. Maska ju siguron mbrojtje ju dhe të tjerëve.

A duhet të distancohem nga bashkëjetuesit e mi nëse ata nuk janë të sëmurë? Jo, distancimi social do të thotë të qëndrosh në shtëpi dhe të mbash distancë nga persona jashtë banesës.

A mund të sëmurem nga COVID-19 edhe pse jam në moshë të re dhe të shëndetshme? Po, të rinjtë mund të përjetojnë ndërlikime të lidhura me COVID-19 ose mund të mos shfaqin simptoma fare.

A është e sigurtë që të konsumosh ushqim të blerë? Po, nuk ka të dhëna që COVID-19 përhapet nëpërmjet ushqimit. Zvogëloni kontaktin me persona të tjerë dhe lani duart pasi t’ju sjellin ushqimin në shtëpi.

A mund të dal për ecje jashtë? Nëse ndiheni mirë, po! Mos harroni të qëndroni 1 metër larg nga personat e tjerë ose të vendosni maskë dhe nëse nuk arrini të siguroni këtë distancë.

ATSH