Çifti shqiptaro-amerikan Driton dhe Valbona Burta kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin, por kanë kaluar një periudhë mjaft të vështirë. Në një intervistë me “Skype” nga SHBA për “Zërin e Amerikës”, Dritoni tregoi momentet e tmeŕrit, që kaloi bashkë me bashkëshorten, dhe si nuk i pranuan në New York për të bërë testin, pasi ishin të rinj dhe nuk i vlerësuan si rast emergjent.
I riu rrëfeu ditët e përballjes me koronavirusin, që nisi me temperaturë dhe ethe të forta, për të vijuar me ɗhimbje koke dhe ɗhimbje të forta trupi, sa siç tha Dritoni, duke sikur i kishin rrahur. Sa kohë t’u bënë në karantinë? Kemi që më 29 mars që jemi në karantinë. Simptomat e para filluan atë ditë dhe besoj duhet të jemi edhe një javë tjetër në karantinë.
Të dy njëherësh iu filluan simptomat? Ishte e çuditshme, të dyve njëherësh. Mbase nusja filloi një natë më përpara, por më 29 kishim të dy temperaturë dhe ethe. Ditën e parë filluam me temperaturë dhe kishim shumë ethe. Pas orës 19:00 këto ethe ishin shumë të theksuara, kam vënë dy-tre batanije, se nuk ngrohesha dot. Menjëherë morëm taylot hot.
Dy ditët e para ishim kështu, pastaj kaloi në një ɗhimbje koke dhe trupi, sikur na kishte rrahur njeri, sidomos nga shpatullat. Një ditë më kapi dhe ɗhimbje mesi, ishte me simptoma të ndryshme. Tani kemi gjashtë ditë që kemi humbur edhe shijen, nuk ndjejmë asgjë në ushqim, as kripë, as sheqer, as limon, asgjë.
Si vendosët që të shkonit të diagnostikoheshit? Ne morëm në telefon këtu në New York për teste, por nuk na pranuan, se ishim të rinj, dhe sepse marrin rastet emergjente dhe ne nuk konsideroheshim emergjentë. Nuk na lanë kohë që të shkonim të bënim një test. Folëm në telefon me doktorin, na tha që ne e kemi, por duhet të rrimë në shtëpi dhe ta monitorojmë, vetëm kur të kemi probleme me frymëmarrjen duhet të shkonim te spitali. Ne jemi rreth moshës 37 vjeç, të dy nuk kemi pasur probleme shëndetësore, por ne kemi njerëz që i njohim pa probleme, por dolën me probleme.
Si mendon që e more infeksionin? I kemi ndjekur shumë strikt masat, kemi 3 javë plus pa dalë fare, thjesht kemi dalë për pazar, me mbrojtëse. Çfarë këshille do japësh? Kjo kalon shumë shpejt, thjesht një kontakt, ose një prekje dore, ose kur kemi larë rrobat. Ju lutem qytetarëve të mos rrinë afër, ose të paktën afër të moshuarve.