Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, Mamaqi: Pas mbarimit të Big Brother çiftit i duhet…

Artisti Ermal Mamaqi i ftuar në “Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshaj, u përball me lojën me personazhe ku shpesh iu bëhet të ftuarve.

Dy ndër ta ishin edhe çifti më i diskutuar i momentit, konkurrentë të Big Brother Vip, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Ermali dha sugjerimin e tij mbi dy konkurrentët se çfarë ata të dy duhet të bënin kur të dilnin jashtë shtëpisë së Big Brother, nëse ata do të ishin pjesë e trajnimeve të tij.

“Kiarës i duhet një plan për të ardhmen”. tha Ermali duke qeshur.

Ndërsa për Luizin tha: “Këtij i duhet një këshilltar i mirë për të zgjedhur se pasi të përfundojë Big-u do e kuptojë çfarë ka ndodhur. Është si ajo bëj ç’të duash pastaj mendo se çfarë ke bërë.”

Aktori theksoi se mendimet e tij janë të improvizuara.

Luizi dhe Kiara janë njohur dhe kanë nisur një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother, aty ku edhe bënë një dasmë të improvizuar. Dyshja janë shoqëruar me shumë diskutime brenda këtyre tre muajve, ku Kiara u përball pak më shumë, pas daljes së saj një javë nga shtëpia.