Prej disa ditësh Gjendja Civile në vend ka dalë jashtë funksionit duke i penguar shumë çifte të rinj kryesisht të kryejnë procesin e celebrimit
Shumë ankesa kanë mbërritur në rrjete sociale nga qytetarë të cilëve u është dashur disa ditë me radhë të sorollaten në zyrat e shtetit, duke mos gjetur shërbim. Ajo që u thuhet nga punonjësit është shprehja tipike ‘nuk ka sistem’ duke lejuar administratën të kalojnë kohën në zyrë me lojëra argëtuese në kompjuterat e tyre.
Megjithatë Drejtoria e Përgjithshme e Gjedjes Civile me në krye Vangjush Stavron, ende nuk ka bërë asnjë reagim se si do të shkojë mbarëvajtja e punëve në këto zyra.