Monday , April 28 2025

ChatGPT i shpëtoi jetën 40-vjeçares, por si?

Në një botë ku inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën tonë, ndoshta është koha të rishikojmë zakonet tona të përditshme, madje edhe ato më të voglat, si mirësjellja ndaj chatbot-ëve. CEO i OpenAI, Sam Altman, në një postim në rrjetin X, pranoi se përdorimi i fjalëve si “të lutem” dhe “faleminderit” ndaj chatbot-it ChatGPT kushton dhjetëra miliona dollarë në vit. Këto fjalë të vogla, që duken të pafajshme, përkthehen në qindra mijëra kërkesa që konsumojnë energji të madhe në servera. Sipas Altman, këto janë “dhjetëra miliona dollarë të shpenzuar”.

ChatGPT i shpëtoi jetën një gruaje zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re. Lauren Bannon, 40 vjeçe, kaloi dy vite duke marrë diagnoza të gabuara. E dëshpëruar, qytetarja amerikane nga North Carolina iu drejtua ChatGPT-së, i cili sugjeroi se mund të vuante nga sëmundja e Hashimotos, një sëmundje autoimune që sulmon tiroiden. Pavarësisht skepticizmit të mjekëve, ajo këmbënguli për një ekzaminim të tiroides dhe u diagnostikua me kancer.

Bannon beson se, pa ndihmën e ChatGPT-së, gjendja e saj dhe kanceri do të kishin mbetur të pazbuluar. Ajo tani përballet me monitorim dhe rehabilitim të përjetshëm. Në një epokë ku bashkëjetojmë çdo ditë me Inteligjencën Artificiale, pyetja se sa të sjellshëm duhet të jemi ndaj saj po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje. Mund të duket një debat pa shumë rëndësi në fund të fundit, Inteligjenca Artificiale është vetëm teknologji por drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka një këndvështrim ndryshe.

Pasi kaloi faza kur njerëzit përdornin masivisht ChatGPT për të krijuar figura aksioni nga fotot e tyre, argëtimi i ri në internet duket se ka të bëjë me gjurmimin e lokacionit. Në shikim të parë, duket si një lojë, përdoruesit ngarkojnë foto menushe restorantesh, selfi apo pamje nga rruga dhe ChatGPT përpiqet të gjejë se ku është bërë fotografia. Disa madje e “shndërrojnë” ChatGPT në një lojtar të GeoGuessr, një lojë online e njohur ku duhet të gjesh vendndodhjen bazuar në pamjet nga Google Street View.

Kjo mund të tingëllojë e padëmshme, por ka edhe një “anë të errët” serioze. OpenAI së fundmi ka publikuar modelet e reja o3 dhe o4-mini, të cilat kanë aftësi të avancuara të “arsyetimit vizual”. Kjo do të thotë që AI mund të zmadhojë, rrotullojë, presë dhe analizojë edhe imazhe të paqarta për të nxjerrë informacion të dobishëm. Kur këto aftësi kombinohen me të tjerat që ka modeli, rezultati është një aftësi e jashtëzakonshme për të identifikuar lokacione.