Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimin për ndarjen nga jeta e presidentit të PE-së, David Sassoli. Rama tha se ai ishte një avokat i zjarrtë të Shqipërisë dhe politikan i respektuar.
“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte. Addio caro David, riposa in pace”, shkruan Rama.