Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama përmes një videomesazhi ka dhënë lajmin e mirë se duke filluar nga data 1 janar, mbi 300 mijë punonjës do të marrin 500 euro.
Kryeministri ka bërë me dije se ashtu sikurse ka premtuar që në fillim, paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërkohë që deri në fund të mandatit të katërt do të jetë 700 euro.
Duke evidentuar faktin se qeveria e tij i shkon deri në fund fjalës që u jep shqiptarëve, ka theksuar më tej se përpos rritjes së pagës minimale, shteti shqiptar do të subvencionojë për një periudhë 9 mujore shtesën e kostove së punësimeve në sektorin privat.
“Nga 1 janari 2026 do të ritet edhe paga minimale për mbi 300 mijë punonjës të cilët do të marrin shumën e premtuar 500 euro. E cila do të jetë e para por jo e vetmja rritje e këtij mandati ku paga minimale do të arrijë 700 euro. Jo vetëm kaq, qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9 mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos së punësimeve në sektorin privat.
Kështu pra kështu. Ky jam unë dhe këta jemi ne. Bëjmë atë që themi dhe ato 83 mandate që ju na dhatë për të qeverisur Shqipërinë në mandatin e katërt dhe në për ta ulur në tryezën e BE si të barabartë ndër të barabartët janë 83 arsye më shumë se sa deri dje për të mos fjetur gjumë dhe për të punuar pa pushim”, tha Rama, i cili një ditë më parë dha lajmin e madh se ashtu sikurse pohoi në fillim të mandatit, do të ketë rritje të pensioneve.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2084016002403975%2F&show_text=false&width=267&t=0
Më konkretisht Kryeministri listoi:
·Pensioni urban i pjesshëm do të shkojë 22 000 lekë të reja nga 15.800 lekë të reja sot(rritet me 800 lekë)
·Pensioni mestar urban do të shkojë 40 000 lekë të reja nga 27 350 lekë të reja që është sot (rritet me 1800)
·Pensioni rural do të shkojë 18 000 lekë të reja nga 11 500 lekë të reja sot
·Pensioni familjar do shkojë 18 000 lekë të reja nga 11 400 lekë të reja sot
·Pensioni i invaliditetit do rritet në 30 000 lekë të reja nga 20 mijë lekë sot
Më tej Rama theksoi se: “Në vitet në vijim të njëjtat shifra do të dyfishohen në 2027, do të trefishohen në 2028, do të katërfishohen në 2029, për të arritur vlerën e premtuar në Qershor të këtij viti, ku shqiptarët na dhanë plotë 83 mandate.”
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.