Sunday , April 13 2025

Çfarë humbasim nga mos anëtarësimi në BE? Rama: 1 miliard euro fonde në vit

Kryeministri Edi Rama thotë se nga mos anëtarësimi në BE, Shqipëria humbet të pakëtn 1 miliard euro fonde në vit.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se me hyrjen në BE, vendi përfiton në shumë sektorë.

“Ne humbasim 1 miliard euro në vit. Këto vite, nga BE kemi marrë diçka më shumë se 1 miliard. Që ne të humbasim më shumë se 1 miliard euro në vit nga anëtarësimi, ky do të ishte një fatalitet i madh. Nëse ne hyjmë në BE dhe marrim këtë përfitim, atëherë shumëçka këtu që ka nevojë të bëhet më shpejt, bëhet më shpejt. Fitojmë një buxhet ekstra”, theksoi ai./abcnews.al