Cërrik, freza e dorës i merr jetën 65-vjeçarit që po punonte tokën

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Cërrik pasi është dëmtuar nga mjeti bujqësor me të cilin po punonte tokën

Policia bën me dije se viktima ka marrë plagë të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen prej frezës së dorës, të cilën po e përdorte, shkruan A2.

 “Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. R., 65 vjeç, banues në fshatin Shalës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën”, njoftojnë uniformat blu.