Cerrik/ Donatorët më të mëdhenj, vizitojnë fushën e vetme të kompostimit në Shqipëri

Kryetari i bashkisë së Cërrikut ka pritur sot përfaqësuesit më të lartë të Këshillit të lartë Europës, Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Suedeze, bashkëpunimi Suedez, Koordinatores së përhershme të OKB në Shqipëri për nismën për një mjdis të pastër.

Njoftimi i kryetarit Andis Salla:

Sot pata kënaqësinë e veçantë të pres në Cërrik, në impiantin e kompostimit të Bashkisë Cërrik përfaqësuesit më të lartë të -Këshillit të lartë Europës ??, -Ambasadës Zviceriane??, -Ambasadës Suedeze – bashkëpunimi Suedez??, -Koordinatores së përherëshme të OKB në Shqipëri,

-Ambasadës Austriake-bashkëpunimit Austriak ??në Shqipëri,

-Drejtuesin e bashkëpunimit të Bashkimit Europian??në Shqipëri,

-Drejtuesen e EBRD në Shqipëri,

-Drejtuesen e operacioneve të Bankës Boterore?në Shqipëri,

-Perfaqësuesen e OSBE në Shqipëri,

-Drejtuesen e USAID??në Shqipëri.

-Drejtuesen e bashkëpunimit Gjerman ??në Shqipëri znj. Judith Hoffmann.

Në këtë vizitë patëm rastin të tregojmë sesi interesi më i lartë qytetar për një mjedis të pastër ♻️ bashkohet ?me qeverisjen e drejtë dhe pranë qytetarit. Bashkia Cërrik është e vetmja bashki në Shqipëri??, e cila përpunon mbetjet e saj të gjelbra ??dhe organike për të krijuar kompost të cilësisë së lartë për tokën tonë.

Donatorët u shprehën të impresionuar me punën e prekshme dhe u angazhuan ta mbështesin këtë nismë kudo ne Shqipëri??.

Krijojmë mundësi punësimi, mbajmë pastër mjedisin, respektojmë natyrën ?dhe qytetarët. Ecim para palodhur dhe në dobi të qytetarëve tanë.

Falenderoj në menyrë të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Qeverisë Gjermane ??dhe GIZ Shqiperi, Drejtuesen e bashkëpunimit Gjerman në Shqipëri znj. Judith Hoffmann dhe Drejtuesen e projektit DKTI për mbetjet znj. Cristine Koenig.

Falenderim i veçantë për miqtë e GFA që na mbështesin teknikisht çdo ditë në arritjen e qëllimeve më të larta mjedisore në bashkinë tonë.

#BashkiaCërrik??

#GIZ??

#CërrikuRiciklon?