Çerdhja nr. 5 në lagjen “Kongresi i Elbasanit” po rindërtohet nga themelet, një tjetër investim i rëndësishëm për fëmijët

Ky investim synon t’u ofrojë çifteve dhe familjeve ambiente moderne, hapësira më funksionale dhe kushte të avancuara për kujdesin, rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Godina e re do të përfaqësojë një standard më të lartë të sigurisë dhe cilësisë, duke krijuar mjedisin e duhur për mirëqenien e më të vegjëlve.

Ndërtimi i çerdhes së re është një tjetër premtim i mbajtur i kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili ka theksuar vazhdimisht prioritetin e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe sociale. Ky projekt ishte gjithashtu një kërkesë e banorëve të kësaj lagjeje të madhe, e përcjellë përmes procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, i cili tashmë është bërë realitet.

Paralelisht me çerdhen, Bashkia Elbasan ka nisur edhe rikonstruksionin e tre shkollave të rëndësishme të qytetit dhe zonave rurale, “Dhaskali Todri”, “Naim Frashëri” dhe shkolla e fshatit Shushicë. Këto ndërhyrje synojnë të rrisin standardet e mësimdhënies, të përmirësojnë infrastrukturën e ambienteve mësimore dhe të garantojnë kushte dinjitoze për nxënësit.

Me hapjen e kësaj çerdheje, Bashkia Elbasan synon të rrisë kapacitetet dhe cilësinë e shërbimeve për fëmijët e qytetit, duke vijuar politikat e saj të orientuara drejt familjes dhe komunitetit.

Në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, Rajoni 1, ka nisur puna për ndërtimin e plotë të Çerdhes nr. 5, një projekt që vjen si pjesë e angazhimit të Bashkisë Elbasan për zgjerimin dhe modernizimin e të gjithë rrjetit të çerdheve dhe kopshteve në qytet.