Në kompleksin e llixhave të Njësisë Administrative Tregan të Elbasanit është çelur sezoni kurativ.
Të shumtë janë ata persona të cilët ndër vite kanë zgjedhur llixhat e Elbasanit për të marrë shërbime shëndetësore.
Ata që mbizotërojnë më shumë janë shtetas kosovarë nga Prizreni, Gjakova, Prishtina, por dhe qytetarë nga Tirana apo Durrësi të cilët fshatin Llixha e vizitojnë prej vitesh.
Uji kurativ, pastërtia dhe ajri janë tre elementë që tërheqin vizitorët e shumtë.
Fshati Llixha në Elbasan prej kohësh është i njohur nga uji kurativ i cili ka dhënë rezultate në shëndetin e shumë pacientëve, ndërsa operatorët e hotelerisë janë përpjekur që çdo vit të sjellin risi shërbimeve, duke u pajisur me staf mjekësor të specializuar.
/rtsh.al/