Kryetari i Partisë Demokratike dega Librazhd, Z. Bujar Vreto, në një postim në llogarinë zyrtare në rrjetin social facebook shpreh shqetësimet e ardhur nga banorët e librazhdit të ngujuar në kufijtë e europës si shkak i koronavirusit.
Bujar Vreto facebook: “Dua të ndajë me ju shqetësimet e shumta që më vinë në inboks, whatssap, viber, mesazhe si dhe bisedat në telefon.
Djemtë e Librazhdit, denoncojnë se kanë mbetur rrugëve të shteteve Europiane, flenë në stacione treni, janë pa lek, janë në të ftohtë, janë pa larë, janë në mëshir të fatit.
Personeli ambasadave tona nuk ju përgjigjet sepse ju ka zënë sytë luksi, naltmadhënia jonë i mashtroi se do ju marrë Lasgushi e më pas Migjeni por dhe kjo ishte një fllusk sapuni si gjithë të tjerat.
Në fakt morën disa militantë që mbase dhe i kishin dërguar vetë për punët e tyre të pista dhe fitimprurëse dhe nuk begenisën hallexhinjtë që s’pyet askush për ta.”