Brune dhe duke intervistuar qytetarët në rrugët e Tiranës/ Ja si dukej Alketa Vejsiu në fillimet e karrierës së saj.

Moderatorja Alketa Vejsiu është prej vitesh pjesë e ekranit shqiptar dhe njihet si një nga prezantueset më të suksesshme. Ajo ka postuar së fundmi në rrjetet sociale disa foto kur ka qenë 14 vjeç dhe në fillimet e karrierës së saj, brune e me flokë të shkurtër, teksa interviston të tjerët. “14 vjeç, forca e pasionit”, ka shkruar Alketa krahas fotove.