Kombëtarja shqiptare ka arritur një sukses historik, duke siguruar matematikisht pjesëmarrjen në fazën play-off të Kupës së Botës 2026. Për herë të parë në histori, kuqezinjtë mbeten realisht në garë për një vend në finalet e turneut që do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Si funksionon play-off-i?
Në play-off marrin pjesë 12 ekipet e renditura të dyta në grupet kualifikuese dhe 4 skuadra të Liga e Kombeve, duke e çuar totalin në 16 ekipe.
Këto ekipe ndahen në katër vazo (1,2,3,4) sipas renditjes FIFA, prandaj pozicionet mund të ndryshojnë deri në ndeshjet e fundit të grupeve.
Pas rezultateve të fundit, Islanda ka kaluar Ukrainën në Grupin D, çka aktualisht e vendos Shqipërinë në vazon e dytë, pasi ka koeficient më të lartë. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur, pasi ndeshja direkte mes Ukrainës dhe Islandës pritet të vendosë shumë.
Shorti i play-off-it do të hidhet më 20 nëntor, ora 13:00, në Nyon
Vazo 1 përballet me Vazo 4 (ekipet nga Liga e Kombeve).
Vazo 2 përballet me Vazo 3.
Ekipet e vazove 1 dhe 2 kanë avantazhin që ndeshjen gjysmëfinale ta zhvillojnë në shtëpi.
Format i play-off-it
Gjysmëfinalet luhen me një ndeshje të vetme.
Nëse mbyllen në barazim, luhet shtesë dhe më pas penallti.
8 fituesit e gjysmëfinaleve hidhen sërish në short për finalet me një takim të vetëm, ku përcaktohet edhe fusha.
Në varësi të rrugëtimit, Shqipëria mund të luajë nga një deri në dy ndeshje në këtë fazë.
Play-off-i zhvillohet më 26 dhe 31 mars 2026.
Vazot aktuale pas rezultateve të 13 nëntorit
Vazo 1: Itali, Turqi, Poloni, Hungari
Vazo 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Shqipëri
Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnja e Hercegovina, Kosova
Vazo 4: Uellsi, Rumania, Suedia, Irlanda e Veriut
Gjithçka mund të ndodhë derisa të mbyllen të gjitha ndeshjet në grupe. Ka një rrezik që Shqipëria të përballet me Kosovën!
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.