Bordin gjen zëvendësimin e duhur, Elbasani mund Bylisin në transfertë dhe rikthehet mes pretendentëve

Elbasani është kthyer mes ekipeve pretendente në Superiore, teksa ka mundur në transfertë skuadrën e  Bylisit me rezultatin 1-0.

Në ndeshjen ku Nevil Dede debutonte në pankinën e skuadrës vendase, diferencën e ka bërë goli i Lleshit në pjesën e dytë, pak minuta pasi sulmuesi ishte aktivizuar në fushën e lojës. Dy skuadrat dhuruan një ndeshje me ritëm të lartë, sidomos në pjesën e parë, por gjuajtja me kokë e sulmuesit të verdhebluve ishte ajo që vulosi fatin e kësaj sfide.

Kështu, Elbasani e sheh veten vetëm 1 pikë pas Vllaznisë kryesuese, ndërsa ballshiotët mbeten në zonën e ftohtë të klasifikimit, si kandidatë për rënien nga kategoria.