Blegtoria shqiptare drejt rënies, nuk ka më lopë, dele, dhi apo bletë…

INSTAT ka publikuar raportin e vitit 2023 për blegtorinë dhe rezultatet janë shqetësuese. Sektori ka përjetuar një rënie të frikshme dhe të rrezikshme, që mund të ketë ndikime të rënda në ekonominë tonë rurale dhe furnizimin me ushqime.

Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente dhe politika të reja për të mbështetur fermerët dhe për të stabilizuar sektorin.

Të dhënat janë për numrin e lopëve, deleve, dhive, kuajve, pulave, bletëve por edhe për nënprodukte si mish, qumësht, vezë, mjaltë etj.

Numri i krerëve të blegtorisë sipas qarqeve, 2023

Qarqet më përfaqësues lidhur me mbarështimin e gjedhit për vitin 2023, janë Fieri me 14,76% dhe

Korça me 11,76% ndaj numrit gjithsej të gjedhëve.

Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 28,52% dhe në qarkun e

Gjirokastrës me 14,84% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Përqendrimi më madh i numrit të të dhirtave është në qarkun e Vlorës me 28,11% dhe në qarkun e

Gjirokastrës me 15,31% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Përqendrimi më madh i numrit të derrave është në qarkun Lezhë me 48,09% dhe në qarkun Shkodër

me 21,61% ndaj numrit gjithsej krerëve

Të dhëna konkrete

Numri i gjedhëve në vitin 2023, është 263.385 krerë. Kategoria

kryesore përfaqësohet nga lopët e qumështit me rreth 88,24% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Në vitin 2023, numri i të leshtave është 1.206.206 krerë. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga

delet e qumështit me rreth 83,43% ndaj numrit gjithsej të tufës.

Numri i të dhirtave në vitin 2023, është 640.242 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e

qumështit me 79,96% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Në vitin 2023, numri i krerëve të derrave është 114.833 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga

dosat me 9,18% ndaj numrit gjithsej të krerëve.