Një ngjarje e fr1kshme, fatmirësisht pa pasoja në njerëz ka ndodhur gjatë natës në Elbasan, ku ka rënë suvaja dhe një pjesë e çatisë së një pallati 3-katësh, i cili ndodhet pranë qendrës së qytetit. Burime bëjnë me dije për Fax News se shkak për rënien është bërë amortizimi i godinës, ndërkohë që gjatë natës ka ndërhyrë zjarrfikësja për të pastruar dëmet.
Në momentin që ka rënë suvaja në banesë kanë qenë familjarët duke fjetur, por fatmirësisht ata nuk kanë marrë lëndime. faxnews