Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Një 55-vjeçar është rrëzuar nja shkallët dhe për pasojë ka humbur jetën. 55 vjeçari ka qenë duke zbritur shkallët, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në një objekt privat në qendër të qytetit.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca. I plagosur është dërguar fillimisht në spitalin qytetit, më pas është nisur drejt Elbasanit. Fatkeqësisht 55-vjeçari ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policies dhe po punojnë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.