Dymbëdhjetë vite më parë u nda nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Tomorr Jolldashi, një nga figurat e respektuara të gazetarisë dhe jetës kulturore elbasanase.
Emri i tij lidhet me historinë e qytetit, me njerëzit dhe ngjarjet që ai dokumentoi me përkushtim dhe dashuri për fjalën.
Jolldashi spikati si një penë e mençur dhe e përmbajtur, që i qëndroi besnik etikës profesionale dhe misionit të gazetarisë si shërbim ndaj shoqërisë.
Nëpërmjet publicistikës së tij, ai la një trashëgimi të vyer që mbetet pjesë e kujtesës kulturore të Elbasanit dhe më gjerë.

Në nder të figurës së tij, Biblioteka e Elbasanit ka përgatitur një material përkujtimor, realizuar nga Holta Duli, që përmbledh veprat dhe shkrimet më përfaqësuese të autorit.
Ky material është i hapur për konsultim për të gjithë të interesuarit që duan të njihen më nga afër me jetën dhe krijimtarinë e Tomorr Jolldashit.
