Lionel Messi fitoi orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne Copa América-n e tij të dytë, që përkthehet në titullin e 45-të kolektiv të karrierës së tij.
Sigurisht që trofeu më i rëndësishëm ishte Kupa e Botës në vitin 2022, në Katar.
Argjentina fitoi në Miami të Shteteve të Bashkuara finalen kundër Kolumbisë (1-0), pas kohës shtesë.
I konsideruar gjerësisht si më i madhi i të gjitha kohërave, për Lionel Messin ky trofe ishte i treti radhazi ndërkombëta. Turneu për pak sa nuk përfundoi me keqardhje për Messin, i cili duhej të zëvendësohej në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
Momenti special kur Morata ngre në qiellin e Berlinit trofeun e Europianit
Ndërsa Messi qante pa ngushëllim në stol, shokët e tij u ngritën dhe i dhanë trofeun, me Lautaro Martinez që shënoi golin e fitores në kohën shtesë.
Ishte trofeu i 45-të i Messit në karrierë, duke thyer rekordin e Dani Alvesit të Brazilit si futbollisti më i dekoruar i të gjitha kohërave.