Mes protagonisteve te Big Brother Vip eshte edhe biondja bukuroshe Beniada Nishani. Ajo ka fituar zemrat e te gjitheve me perzemeresine dhe origjinalitetin, saqe me shqipen e saj te veçantë krijon edhe hilaritet ne shtepi.
Sonte, ajo ka rrëfyer një prapaskenë të një historie dashurie që askush nuk e dinte. Beniada ka rrëfyer se ka qenë e lidhur 7 vjet, që kur ishte 16 vjecc, me De Sciglio, futbollisti i Juventusit dhe ish-kapiteni i Milanit, pikërisht kur ky luante te kuqezinjtë…
“Kam qenë e lidhur me të për 7 vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurtë që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”.
Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, është konsideruar si një yll i ri në showbizz-in italian, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl. E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. 29-vjeçarja spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të “Mediasset”.
Fotot e saj ku shfaqej sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës për “Panorama Plus”, se është mbesa e Presidentit Bujar Nishani.
Për Vitin e Ri 2017 ishte protagoniste e kalendarit të Enrico Ricciardi-t, fotograf i famshëm nga Milano, që ka zbuluar disa shoëgirl-e të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri te Belen Rodriguez.
Pjesëmarrja e Beniadës si fotomodele e kalendarit të Ricciardi-t erdhi pas eksperiencave të saj në “Catalogo di Moda” për Marino Fabiani. Pjesë e koleksionit 2017, si dhe një tjetër projekti si fotomodele në Milano.
Sa i përket jetës private, ajo deklaroi se ishte në një lidhje që dominohej nga xhelozia, ndërkohë që nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin djalë që shihni në foto, apo kjo është një histori krejtësisht e re në jetën e saj.
“Une e lashe ate dhe ai e vuajti shume dicka te tille, me shkruante nga mosha 23-vjecare, deri ne moshen 26-vjecare, nuk me kishte harruar dhe kerkonte ribashkimin me mua”, – tha ajo ne Big Brother.