Shkurt 2022. Kjo është një datë e rëndësishme për televizionin kombëtar Top Channel, sepse sot nisi një periudhë e re ndryshimesh në zyrat e Kasharit. Kishte kohë që përflitej, por lëvizja më e fundit tashmë është e kryer: Sokol Balla ka nisur punë si drejtor i informacionit në Top Channel. Pas largimit të Ben Blushit si drejtor i përgjithshëm, praktikisht vendin e tij do ta zërë Balla.
Ky është një rikthim i tij në Top Channel, sepse ka punuar edhe më parë për televizionin më të dashur të shqiptarëve. Madje, në të njëjtin post. Ai do të drejtojë dy herë në javë emisionin “Open”, duke hequr kështu Eni Vasilin.
Ende nuk dihet se ku do të lëvizë kjo e fundit, por pesha e saj në gazetarinë e politikës nuk është e vogël, kështu që është e sigurt se do ta shohim në një projekt tjetër serioz e cilësor. Në Top Channel sot ka ndodhur edhe një lajm tjetër. Në zyrat e televizionit u pa moderatorja e njohur Fjoralba Ponari. Bukuroshja e ekranit kishte disa ditë që mungonte në punë, pas humbjes së nënës së saj.
E veshur me një pallto të gjatë, pa make up, duke mbajtur syze të errëta, Fjoralba përshëndeti kolegët e punës dhe u rikthye në rutinën e saj. Kjo është jeta. Duhen pranuar edhe disfatat.