Xheisara e “Big Brother” shpeshherë ka marrë vëmendjen në media për deklaratat e saj pasi gjithmonë flet pa dorashka dhe kështu veproi edhe në klipin e saj prezantues.
E pyetur çfarë mendimi ka për Trixën, Xheisara u shpreh se ajo i duket shumë naive. Këngëtarja pranoi gjithashtu se brenda shtëpisë ka për të flirtuar nëse e ndjen. “Do flirtoj me atë që do më japi ndjesinë”, tha Xheisara.
Xheisara është këngëtarja e njohur e cila që në moshë të vogël ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku është vlerësuar me disa çmime të para. Xheisara është përfolur shumë edhe për martesën e saj të organizuar në fshehtësi, si dhe për përplasjen me Jonida Maliqin.
Në fillim të vitit të kaluar, pak javë pas ndarjes së këngëtares Jondia Maliqi nga aktori, Romeo Veshaj ishte krijuar një trekëndësh njësoj si me binjakun e tij, Donaldin me ish të dashuren, Bora Zemani dhe këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj.
Në trekëndëshin e vitit e krijuar vitin e kaluar, ishte përfshirë edhe këngëtarja, Xheisara Frisku, e cila natën e mbrëmshme u bë pjesë e “Big Brother VIP”, shkruan Express.
Xheisara kishte pasur një përplasje me Jonidën, teksa në media u përfol se ajo ishte shkaku i ndarjes së Romeos nga Jonida. Ndërkohë që Romeo asokohe kishte deklaruar se nuk e njihte personalishtë atë.
Por, pak ditë më vonë këngëtarja e kishte ftuar publikisht Romeon që të pinin një kafe së bashku dhe të njiheshin dhe pati zëra se mes tyre kishte diçka më shumë si shoqëri, por asnjëra nga palët s’e ka pranuar këtë gjë.