Bashkia Elbasan vijon turin e takimeve për Buxhetimin me Pjesëmarrje. Agjenda

Bashkia Elbasan ka vijuar edhe sot procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, duke u takuar me banorët në njësitë administrative për të dëgjuar nga afër propozimet dhe nevojat e tyre në funksion të planifikimit të projekteve për vitin e ardhshëm.

Gjatë ditës së sotme, takimet zhvillohen sipas këtij orari:

🕙 Ora 10:00 – Njësia Administrative Shushicë

🕛 Ora 12:00 – Njësia Administrative Shirgjan

🕔 Ora 17:00 – Rajoni 3, qyteti i Elbasanit

Ky proces synon të përfshijë qytetarët në vendimmarrje, duke i dhënë zë çdo komuniteti në hartimin e buxhetit të vitit 2026.

Bashkia fton të gjithë banorët të marrin pjesë aktivisht dhe të kontribuojnë me idetë e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.