Bashkia Elbasan vijon procesin e buxhetimit me pjesëmarrje. Oraret dhe vendi

Bashkia Elbasan po vijon takimet me qytetarët në kuadër të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, me qëllim përfshirjen e komunitetit në planifikimin e projekteve për vitin e ardhshëm.

 Ditën e sotme, takimet do të zhvillohen sipas këtij orari:

🕙 Ora 10:00 – Gracen (Pranë Njësisë Administrative)

🕛 Ora 12:00 – Papër (Sheshi Qendër)

Këto takime janë një mundësi e rëndësishme që banorët të shprehin nevojat, idetë dhe prioritetet për komunitetin e tyre, duke kontribuar drejtpërdrejt në përgatitjen e buxhetit vendor.

 Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë aktivisht dhe të japin zërin e tyre për zhvillimin e zonës ku jetojnë.