Bashkia Elbasan vazhdon traditën me “Funar Fest”: Muzikë, ushqime të zonës dhe aventurë për të gjithë

Bashkia Elbasan ka njoftuar organizimin e aktivitetit të përvitshëm “Funar Fest”, një ngjarje e cila është kthyer në traditë tashmë ku mijëra vizitorë, jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga jashtë vendit mblidhen per te kaluar nje dite ndryshe. Ky event do të mbahet ditën e premte dhe do të startojë në orën 10:30.

Eventi do të sjellë një kombinim të muzikës live, ushqimeve autentike të zonës dhe aktiviteteve sportive të aventurës për të gjithë vizitorët, të cilët ndërkohë do të shijojnë bukuritë e liqeneve të Funarit.

Funar Fest, e cila ka qenë pjesë e aktiviteteve kulturore të Bashkisë Elbasan gjatë viteve të fundit është kthyer në një traditë që mbledh komunitetin dhe të ftuarit nga afër dhe larg. Me muzikë festive, ushqime tradicionale dhe sporte të aventurës në natyrë, kjo festë ofron një përvojë të mbushur me argëtim dhe kulturë për të gjithë pjesëmarrësit.

Bashkia Elbasan fton të gjithë qytetarët dhe vizitorët të bashkohen në këtë festë dhe të shijojnë një ditë të plotë me argëtim dhe frymëzim nën qiellin e bukur të Funarit.