Shtëpitë e Besim dhe Xhaferr Sollakut në fshatin Korrë të Funarit rreth 1 vit më parë u përfshinë nga flakët për shkak të një defekti elektrik.
Falë ndërhyrjes në kohë nga ekipet e emergjencave civile dhe mbështetja e Bashkisë Elbasan ata arritën të rindërtojnë shtëpitë e tyre në një kohë të shpejtë.
Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, tashmë kjo familje ka një shtëpi të re. Pasi ka uruar familjen Sollaku për shtëpinë e re, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i cili ka qenë i pranishëm në momentet që familjarët kanë hyrë në banesën e re, i ka falenderuar për besimin që ata kishin tek mbështetja e Bashkisë së Elbasanit.
Familja Sollaku pas djegies së banesës, i humbën shpresat se mund ta rindërtonin atë, për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike. Ata e kishin të pamundur ta rindërtonin shtëpinë e tyre, ndaj dhe kërkuan ndihmën e Bashkisë së Elbasanit. Menjëherë Ekipi i Emergjencave Civile me mbështetjen e Bashkisë arritën të rindërtonin banesën e tyre në një kohë record. Duke e rikthyer si në gjendjen e mëparshme. Familja Sollaku në fshatin Korrë të Funarit, tashmë kanë një banesë të re dhe më komode si dikur.