Në monitorim të vazhdueshëm të situatës së shkaktuar nga shiu i rrëmbyer për të evituar çdo emergjencë të mundshme.
Ekipet e ASHP dhe UKE ndodhen në terren, në të gjithë qytetin për pastrimin e vazhdueshëm të pusetave të cilat, për shkak të vërshimeve mund të bllokohen nga gjethet apo prurje të tjera e për pasojë të shkaktojnë përmbytje.
Po ashtu ASHP fshat po monitoron prurjet e lumit, rrugët rurale, basenet e përrenjtë.
Deri tani situata paraqitet nën kontroll, pa problematika shqetësuese.
Pastrimi në kohë i kanaleve kulluese dhe pritat e ndërtuara përgjatë luginës së lumit Shkumbin kanë mbrojtur qindra hektarë tokë bujqësore në Shushicë e Muriqan ku rreziku i përmbytjeve ka qenë i pranishëm.
24 orët në vazhdim priten të jenë me reshje edhe më intensive, ndaj dhe kujdesi do të jetë i shtuar.
📌 Për çdo situatë urgjente, qytetarët lutemi të kontaktojnë:
- 🚓 Policia e Shtetit: 129
- 🚒 Zjarrfikësja: 128
- 🆘 Numri unik i emergjencave në Shqipëri: 112
Po ashtu, në dispozicionin tuaj për çdo situatë të mundshme emergjente janë edhe nr. e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve.
📞 +355 68 641 6064
📞 +355 69 475 0333
🌧️ I bëjmë thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zona të rrezikshme dhe të raportojnë menjëherë çdo problem.
Bashkia Elbasan mbetet në shërbim të komunitetit. 🤝
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.