Bashkia Elbasan miraton ndërtimin e rrugës “Bexhet Hyti” dhe njofton qytetarët se…

Bashkia Elbasan me Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 116 datë 23.10.2024,  ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë pronë private, që preken nga realizimi i projektit me interes publik “Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private, për realizimin e projektit me interes publik  “Ndërtimi i rrugës “Bexhet Hyti” në  Z.K. 2654”, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi”””, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar; ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, për sa më sipër kërkohet që brënda datës 15.11.2024, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Pronave Publike, fotokopje të noterizuar të dokumentave të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan, si dhe fotokopje karte identiteti.

Në zbatim të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proçeseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, të paraqiten pranë A.SH.K. Zyra Vendore Elbasan, për të përfunduar proçesin e regjistrimit të pasurive (AMTP-së) dhe pajisjen me dokument pronësie, për vazhdimin e mëtejshëm të proçedurave të shpronësimit, qytetarët si më poshtë:          

1.  Z. Belul Samurri                                                                7.  Z. Veli Meta                                    

2.  Z. Tahir Samurri                                                               8.  Z. Sherif Salla                              

3.  Z. Fadil Meta                                                                      9.  Z. Ali Gjata                        

4.  Z. Aqif Salla                                                                      10.  Z. Telha Isufi                        

5.  Z. Kujtim Maloku                                                            11.  Z. Hasan Salla                                

6.  Z. Gëzim Samurri                                                            12.  Z. Rrapush Bardhi