Bashkia Elbasan njofton të gjithë poseduesit e mjeteve të transportit nën 3.5 ton për arsye biznesi se ndalohet hyrja në territorin e qytetit pa u pajisur me “Leje Qyteti”.
Ky rregullim vjen në kuadër të menaxhimit më efikas të qarkullimit, rritjes së sigurisë rrugore dhe garantimit të një mjedisi urban më të organizuar për qytetarët dhe bizneset.
📌 Ku merret Leja?
Leja lëshohet pranë Bashkisë Elbasan – Drejtoria e Transportit.
📞 Për më shumë informacion, qytetarët dhe bizneset mund të kontaktojnë shërbimin përkatës në bashki për asistencë të menjëhershme.
🔴 Bashkia Elbasan falënderon të gjithë qytetarët dhe bizneset për bashkëpunimin!
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.