REAGIM I BASHKISË ELBASAN
Marrë shkak nga disa lajme të pavërteta që qarkullojnë në mediat dhe portalet online, Bashkia Elbasan ndjen përgjegjësinë e saj në informimin e qytetarëve të Elbasanit.
Me rikonstruksionin e godinave të reja të Bashkisë Elbasan, lindi nevoja dhe për mobilimin e sallës së re të Këshillit Bashkiak.
Lidhur me këtë nevojë në datë 2.12.2024 Bashkia e Elbasanit shpalli procedurën, proces i cili është tërësisht transparent dhe kryhet online ne webin e Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Në këtë procedurë janë të përfshira punimet elektrike, pajisjet elektronike të konferencës, sistemi i plotë i audios dhe sistemi i regjistrimit video.
Të gjitha këto nevojiten për funksionimin dhe dokumentimin e aktivitetit të parlamentit të qytetit.
Pas ndjekjes së të gjithë hapave ligjorë me procedurat prokurimit dhe ankimimit, fituesi është shpallur pasi kanë kaluar në të gjithë filtrat ligjorë.
Duam të garantojmë qytetarët e Elbasanit se do të jemi gjithmonë në mbrojtje të interesit të tyre dhe përbuzim çdo retorikë politike që kërkon të hedhë tym e të bëhet pengesë për të çuar përpara punën për zhvillimin e qytetit.