Bashkia Elbasan drejt përmirësimit të matjes së performancës dhe transparencës vendore

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Forumit të Qeverisjes së Hapur (OGP Local), drejtorive bashkiake dhe ekspertëve të programit “Bashki të Forta”, në kuadër të procesit të hartimit të Raportit Vendor të Performancës 2025.

Takimi u fokusua në diskutimin dhe validimin e indikatorëve të performancës, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes qytetare, transparencës dhe matjes së rezultateve në të gjitha fushat e zhvillimit vendor.

Gjatë diskutimeve u shkëmbyen sugjerime dhe ide konkrete për përmirësimin e treguesve ekzistues dhe shtimin e indikatorëve të rinj që matin më mirë efektivitetin dhe llogaridhënien institucionale.

🤝Procesi zhvillohet nën asistencën teknike të konsorciumit ISHEP–LIBURNETIK, në kuadër të programit “Bashki të Forta”, duke forcuar angazhimin e Bashkisë Elbasan për qeverisje të hapur, efikase dhe të bazuar në evidenca.