Bashkia Elbasan vijon të qëndrojë pranë qytetarëve duke ofruar asistencë falas për përdorimin e platformës elektronike e-Albania, me qëllim lehtësimin e marrjes së shërbimeve publike dhe rritjen e aksesit në shërbimet digjitale.
Në të gjitha zyrat e bashkisë dhe njësive administrative, qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në aplikime, plotësim formularësh apo procedura të tjera online, mund të marrin mbështetjen e nevojshme nga stafi i dedikuar, në mënyrë të sigurt, të saktë dhe pa asnjë kosto.
Veçanërisht, vëmendje e veçantë i kushtohet pensionistëve dhe shtresave në nevojë, të cilët shpesh hasin vështirësi me përdorimin e shërbimeve digjitale.
Stafi i Bashkisë Elbasan është i angazhuar t’i udhëheqë hap pas hapi në çdo procedurë, duke garantuar që asnjë qytetar të mos mbetet pa shërbimin që i takon.
Kjo nismë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Bashkisë Elbasan për të ofruar shërbime më pranë qytetarëve, duke e bërë administratën lokale më të afërt, më efikase dhe më njerëzore.
Kujdesi për qytetarët nuk është vetëm detyrë, por përgjegjësi dhe respekt.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.