Bashkia e Elbasanit nuk ka kohë për të humbur. Në çdo cep të qytetit vijojnë investimet të cilat u shërbejnë qytetarëve, rrisin cilësinë e jetesës dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik.
Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja inspektoi punimet në rrugën “Theofan Popa” e cila u shërben banorëve të lagjes “Haxhias”.
Rruga shpesh herë ishte kërkuar nga komuniteti dhe tashmë është një premtim i mbajtur i Z. Llatja.
Kryebashkiaku, teksa u interesua mbi ecurinë e punimeve, vuri në dukje se rruga do të ndërtohet konform të gjitha standardeve, përfshirë kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, trotuare e ndriçim.
Llatja theksoi se punët po vijojnë me intensitet, jo vetëm në zonat informale, të cilat kanë fokusin krysor, por edhe në sheshet e pallateve.
Investimi në rrugën “Theofan Popa” do tu shërbejë banorëve në lëvizjet e tyre të përditshme, por giithashtu rrit vlerën e pronave dhe favorizon hapjen e bizneseve të reja.
Bashkia e Elbasanit nis një tjetër mandat punësh, investimesh dhe shërbimesh ndaj komunitetit në zbatim të programit të zhvillimit “Elbasani 2030.”