Bashkëshorti i Rexhina Debrovës hedh foton e fundit: Flisni tani more të mallkuar!

Bashkëshorti i Rexhina Debrovës ka reaguar sërish pas ekspertizës dhe shpalljes në kërkim të mjekut që asistoi në lindjen e saj.

Gerti Debrova shkruan përkrah fotos së bashkëshortes së tij të ndjerë, se ky ishte momenti i fundit i saj që ka mundur të ruajë pak çaste përpara se ta dërgonte Rexhinën në spital për të pritur foshnjën e tyre.

Ai ka reaguar ashpër ndaj mjekëve që protestuan për t’i dalë në mbrojtje kolegut, ndaj ministres së Shëndetësisë, të cilët sipas tij as nuk e ngushëlluan.

“Në ditën e të vërtetës po zgjedh të hedh foton e fundit te Rexhinës ..foto e fundit dhe bluzë e fundit..me këtë bluze shkuam atë dite në spital..bluzë me trëndafila!

Dua te shkruaj për ata që u shprehën kundër nesh…mjekët që protestuan, ministrja, të gjith ata të zinj që asistuan në operacion..të cilët nuk bën as më minimalen..as një ngushëllim!!
Flisni dicka tani more të mallkuar..

Pas gati 8 muaj ka dalë akti i ekspertimit me 2 ekspertë ku qartëson se ndjekja e shtatzanisë ka qenë konform protokolleve shkencore..por neglizhenca mjekësore ka cuar në shkakun e vdekjes..dhe për ktë mbajnë përgjesi personeli mjekësor..
Rexhina nuk e meritonte ktë fat..!!”, shkruan Gerti.