Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot i pranishëm në Elbasan, ku zhvilloi takime me pronarë biznesesh të vogla në qytetet. Kryeopozitari u ndal edhe në dyqanin e Moza Haxhihasanit, që prodhon gatimin tradicional të Elbasanit, bugaçe, të cilën Basha e konsideroi si “kroasanti i Shqipërisë, por nuk la pa ironizuar edhe kryeministrin Rama.
Pjesë nga Bashkëbisedimi: Basha: Është specialiteti i Elbasanit dhe kroasanti i Shqipërisë, se ka thuajse të njëjtat përbërës, në veçanti gjalpin që i shtihet me shumicë. Haxhihasani: Aty e kemi të keqen, tek yndyra
Basha: Të keqen e kemi diku tjetër më duket, më të keqe kemi atë që rrit taksat e nuk po le biznesin të marrë frymë, por muhabet tjetër ky. Realisht gatuhet në orët e para të mëngjesit dhe është mëngjesi tipik i elbasanllinjve.
Vitet që punoja në Kosovë, kur nuk ishte rruga e kombit sigurisht, një nga rrugët më të mira për të ardhur në Tiranë ishte përmes Shkupit dhe natyrisht që mëngjesi na gjente në Elbasan. Ju përshëndes edhe një herë nga Elbasani dhe ju uroj një ditë të mbarë dhe një javë të mbarë