Bardhi në Elbasan: Në zgjedhjet e para këtu fitojmë më shumë se 55 përqind të votave

Sekretari i Përgjithshëm i PD , Gazment Bardhi ka vijuar takimin me strukturat e partisë ku është ndalur në Elbasan.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e para të lira në Elbasan PD fiton mbi 55% të votave, pasi ja ka dalë të durojë presionin nga bandat në pushtet.

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, takim me strukturat e qarkut Elbasan: PD megjithë presionin e bandave të pushtetit ia ka dalë të rritet, bashkë me aleatët fitojmë 55 % të votave në këtë qark

Në qarkun e Elbasanit i gjeta demokratët të angazhuar në të gjitha nivelet e partisë për të bërë për vete sa më shumë qytetarë në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh.

Demokratët e këtij qarku, megjithëse nën presionin e bandave të lidhura me pushtetin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit, ia kanë dalë të rriten e të forcohen dhe në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët tanë, ne të fitojmë në qark më shumë se 55% të votave.

Nënat dhe baballarët e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të mos i shohin fëmijët e tyre të ikin si refugjatë, pse bandat e pushtetit nuk i lënë të ngrenë kokën. Të rinjtë e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre, ku vlerësohet aftësia, ndershmeria dhe jo servilizmi e hajdutëria!

Nga takimet që pata në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh jam plot besim që sëbashku do t’ia dalim!

Gaqe