Ekipi i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat e qytetit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për këtë qark, Taulant Balla tha se sheshi ku po bëhet ky takim dhe stadiumi i “Elbasan Arena” i dhanë shkëlqim qytetit.
Balla shtoi se transformimi i ish-fushës së plehrave në një park i dha qytetit një mushkëri të re dhe ky ishte një prej shërimeve, siç e quajti ai, që Edi Rama i bëri Elbasanit.
“Nuk duhet të harrojmë që 7 vite më parë ky shesh ishte një shkatërrim total dhe falë mbështetjes së kryeministrit Edi Rama ne startuam një proces transformimi të pakthyeshëm të këtij qyteti. Ky ishte një nga objektet e para që së bashku me stadiumin “Elbasan Arena” i dhanë Elbasanit shkëlqimin që po rritet çdo ditë e më shumë. Vetëm falë këtij stadiumi, Elbasani u shndërrua në momente të caktuara kryeqytet i vendit, ku nga e gjithë Shqiptaria vinin për të ndjekur Kombëtaren.
Të mos harrojmë që nga ky drejtim, në këtë orë të ditës na vinte një tym mbytës i fushës së plerave ku për vite e vite me radhë nga 1972 digjeshin plehrat dhe sëmurnin këtë qytet. Duhet të vinte Edi Rama dhe PS për të marrë një vendim të fortë që kishte një kosto të madhe financiare plot 22 milionë euro, për ta transformuar ish-fushën e plehrave në një park dhe për t’i dhënë qytetit një mushkëri të re, atë të impiantit të trajtimit të mbetjeve. Sa herë që ne bëjmë një punë, vijnë dhe ata që merren me baltë dhe thashetheme. Impianti sot për pak muaj është pronë e Bashkisë së Elbasanit, ku falë investimit të parashikuar në kohë, të gjitha bashkitë do të kenë mundësinë të përpunojnë mbetjet aty. Ky ishte një prej ilaçeve dhe shërmeve më të mëdha që Edi Rama i bëri Elbasanit.”, tha ai.
Balla u ndal edhe tek shëndetësia ku tha se sot Elbasani ka Spitalin më të mirë Rajonal, pas QSUT-së. Ai shtoi se në këtë spital bisturitë ishin që nga viti 1978 të mjekësisë shqiptaro-kineze.
“Vajzat dhe gratë në drejtim janë një arsye e fortë për të besuar. Desantila bëri bashkë me mbështetjen e Qeverisë një punë që sot flet vetë. Gjithë Elbasani e di si ishte Spitali Rajonal dhe si është sot. Kur ne futëm shërbimin e dializës, filluan këta ‘Jo PPP-ja, po pse ashtu’, por mjafton të pyesni dikë që ka një të sëmurë me dializë në shtëpi. Mos harrojmë shërbimin tjetër, atë të pajisjeve mjekësore. Në Elbasan, ja ku e keni Desantilën, pyeteni, bisturitë ishin të mjekësisë shqiptaro-kineze që nga 1978, furnizimi i fundit kinez. Vazhdonim operonim me të njëjtat bisturi ku ti hyje për të operuar apendesitin dhe dilje me 3 infeksione të tjera. Ne sot këtu kemi Spitalin Rajonal më të mirë pas QSUT-së. Dhe unë jam shumë krenar që ne vazhdojmë të investojmë dhe këtë vit përmbyllim të gjithë ciklin e Spitalit të Elbasanit me Pediatrinë. Tani imagjinoni pak sikur ne të mos jemi përballë dhe ne të mos luftojmë që në 25 prill t’i japim një mandat të rëndësishëm për tëe vazhduar këtë transformim dhe të zgjohemi: në vend të Ogerta Manastirliut, Nard Ndoka ministër i Shëndetësisë. Imagjinojeni pak, a mund t’ja besojmë ne sot shëndetin Nard Ndokës? A mund t’ja besojmë ne financat publike sot Monika Kryemadhit? Se Elbasani e pa, futi 12 ballokume dhe nxorri 6. Prandaj është shumë e rëndësishme që ne të kuptojmë që ky nuk është një mandat për Edi Ramën, për Partinë Socialiste, por është një mandat për Elbasanin, është mandati i vijimit të transformimit të qarkut tonë me njerëz kaq të mirë, punëtorë dhe mikpritës.”, theksoi Balla.
Top Channel
Nje koment
Pingback: 2supernumerary