Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 20-vjeçar me iniciale S. C., i cili vodhi çantën e një 39-vjeçareje në lagjen “Syrja Dylgjeri”.
Nga burime policore, i arrestuari është autor edhe i një vjedhjeje tjetër me datë 05 shkurt në lagjen “Kala”, teksa i ka vjedhur me dhunë portofolin me një shumë parash në të, një 43-vjeçareje.
Falë operacionit policor “End”, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. C., 20 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.