Policia e Tiranës dhe Elbasanit është ngritur në këmbë, pas atentatit me dy viktima mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit, në Tiranë. Burime bëjnë me dije se Policia e Elbasanit ka ngritur pika kontrolli në dalje të autostradës Tirane-Elbasan, te zona e quajtur rrethotullili i shijonit.
Forca të shumta policore po ndalojnë dhe kontrollojnë makina dhe persona të dyshimtë, të cilat mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit të dyfishtë.