Atentat shqiptarit në Greqi! Plagoset rëndë 24-vjeçari

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptarë është qëlluar mbrëmjen e sotme në Selanik me një plumb në bark.

Shqiptari i identifikuar si Ronaldo Pecaku po lëvizte me motor ndërkohë autori i cili dhe ai ishte në një motor pasi e ka ndjekur e ka qëlluar pranë kabinave të rrugës me pagesë në Oraiokastro.

Pecaku ka marrë një plumb në bark dhe i plagosur ka mundur të ecë edhe pak deri tek kabinat e Oraiokastros. Aty ka rënë dhe punonjës e kalimtarë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

Raportohet se 24-vjeçaril, Ronaldo Pecaku është dërguar në spitalin AHEPA i lënduar rëndë.