Atdheu e pranon publikisht se është i dashuruar, flet për lidhjen me Bora Zemanin

Është përfolur shpesh kohët e fundit për një lloj pëlqimi të ish-konkurrentit të “Përputhen” Atdhe Xheravina ndaj moderatores së emisionit Bora Zemani. Madje u tha në disa portale edhe se ata kanë nisur një romancë, por këto zëra  i ka hedhur poshtë vetë ish-konkurrenti i “Përputhen”. Atdheu ishte i ftuar së fundi në “Shqipëria Live”, ku tha se mes tij dhe Borës nuk ka asgjë. Ai shtoi se ka shumë respekt për Borën dhe nëse do kishte qenë konkurrente patjetër që do dilte me të.

“Është shumë simpatike, s’mund të gënjejmë. Kam respekt për Borën, është gocë shumë e mirë, por e shoh vetëm si shoqe. Nëse do kishte qenë konkurrente në “Përputhen” atëherë është ndryshe muhabeti.

Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”, tha mes të tjerash Atdheu. Gjithashtu, ai zbuloi se është i lumtur dhe i dashuruar, por ama nuk e tregoi emrin e vajzës që i ka marrë zemrën.