4 vite më parë, Sadije Berisha do të vizitonte Tiranën për të ndihmuar princ Lekën dhe Elia Zaharian për përgatitjet e dasmës. Sigurisht ardhja e saj nuk mund t’i shpëtonte stafit të revistës Living dhe Sadija pranoi me shumë kënaqësi asokohe një intervistë me Gentian Mingën, ish-kryeredaktor të revistës.
Sipas tij, Sadija ishte njeriu i duhur për ta bërë këtë, sepse pavarësisht se në të kaluarën gjërat nuk i kanë shkuar fjollë, ajo ende beson te dashuria dhe martesa. E gjitha kjo na u kujtuar pas një scroll-i të shkujdesur në Instagram, teksa përpara syve na del një foto e Shkëlzen Berishës me dy fëmijët.
Ndonëse ai tregohet i rezervuar me jetën e tij private e në rrjetin social ka diku tek 50 foto, e me fëmijët vetëm 3 poza, kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në mungesë presence në jetën e Medinës dhe Laidonit. Fëmijët janë rritur kaq shumë dhe ngjashmëria me të atin nuk mund të shpërfillet. Përpos komenteve të shumta, ai i Arminës nuk ka munguar gjithashtu, e nuk mund të ishte asgjë tjetër veçse tre zemra.
Edhe më parë, 30-vjeçarja ka treguar që ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e partnerit të saj, por ç’mund të lësh më shumë sesa një koment të tillë poshtë një fotoje.
Shkëputur nga revista Living më poshtë do të përmbledhim shkurt rrëfimin e Sadijes , sesi fëmijët e pritën vërtetë divorcin e si u ndryshoi jeta.
Për fat të keq, ky div0rc fëmijëve u ka ardhur i papritur. Ata nuk humbën vetëm praninë e babait të tyre, por u ndryshoi e gjithë jeta. Kjo për arsye se neve u larguam menjëherë për në Suedi. Ata humbën shokët e shkollës, mësuesit, kushërinjtë, shtëpinë ku ishin rritur, macen, qenin dhe kalin. Dhimbja ime si nënë ka qenë e madhe, pasi për Medinën dhe Laidonin rruga për t’u përshtatur me këtë situatë të re dhe këtë ndryshim jete drastik, ka qenë e gjatë dhe e vështirë.