Ditën e sotme nisin fluturimet në aeroportin e ri “Zayed-Flatrat e Veriut” në Kukës, ku do të ulët avioni i parë nga Zyrihu. Për këtë ka reaguar edhe kryemninistri Edi Rama, i cili në një postim në profilin e tij në Facebook shkruan se aeroporti i ri “Zayed-Flatrat e Veriut” në Kukës është porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë.