Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një mesazh sensibilizimi për vaksinimin e studentëve. Rama ka shpërndarë disa foto ku shihen disa studentë duke u vaksinuar teksa shton se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm.
Mes të tjerash kryeministri është shprehur se tashmë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.