Askush si Elbasani në Superiore, verdheblutë me “hap kampioni”

Elbasani është padiksutim skuadra e momentit në Superiore. Verdheblutë kanë grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip tjetër në 5 javët e fundit në kampionat.

Ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic ka marrë 4 fitore rresht, ndërsa ka dhe 1 humbje. Janë mposhtur nga Vora, ndërsa kanë triumfuar ndaj Bylisit, Tiranës, Flamurtarit dhe Egnatias.

Paraqitje këto që kanë bërë që në Elbasan të “ëndërrojnë” titullin, me ekipin që po ecën me “hapa kampioni” në këtë sezon. Falë formës së mirë që po kalon skuadra ka bërë që ekipi të bashkëkryesojë me Vllazninë.

Pas 11 javësh kampionat kanë siguruar 23 pikë.Kanë marrë 7 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime. NDërkohë kanë mundur të shënojnë 13 gola dhe të pësojnë vetëm 6 të tillë. Vetëm Dinamo ka pësuar më pak gola se verdheblutë deri në këtë pikë të kampionatit.