Artur Guni largohet nga kreu i DRShTR Elbasan, ja detyra e re që merr

Artur Guni është zgjedhur sot nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit. Nga sot ai ka lënë detyrën e Drejtorit Rajonal të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan. Ai u zëvendësua në këtë detyrë nga ish-nënkryetari i Bashkisë Adi Qose.

Artur Guni ka mbajtur disa detyra me rëndësi në nivel vendor.

Ja postimi i Artur Gunit:

Nga sot, lë detyrën e Drejtorit Rajonal të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan, për të marrë detyrën e zv/Kryetarit të Bashkisë Elbasan.

Faleminderit Kryetarit të Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja për besimin dhe vlerësimin e tij, për tu bërë pjesë e stafit të tij!

Faleminderit dhe Mirenjohje Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR z. Blendi Gonxhje për mbështetjen, besimin dhe përkrahjen gjatë kohës që ushtrova detyrën e Drejtorit Rajonal!

Suksese Adi Qose në detyrën e re !

Faleminderit Stafit të mrekullueshëm të DRSHTRR Elbasan!