Artistët e vegjël të klasës së dytë të shkollës “Naim Frashëri” ngrejnë lart vlerat kombëtare

Nxënësit e klasës 2A të shkollës “Naim Frashëri”, nën kujdesin e mësueses së tyre, me interpretimin e tyre plot ndjenjë dhe përkushtim, përcollën me shumë emocion vlerat e atdheut dhe krenarinë kombëtare. Nëpërmjet shfaqjes së inspiruar nga tregimi i Marigosë, që qëndisi me duar zemre flamurin tonë, këta artistë të vegjël treguan se dashuria për artin dhe historinë e vendit nis që në fëmijëri.

Me entuziazmin dhe spontanitetin e tyre, ata sollën në skenë një mesazh të qartë, trashëgimia, kultura dhe simbolet kombëtare vazhdojnë të jetojnë përmes brezave të rinj, të cilët me talent dhe kreativitet i mbajnë ato gjallë me dinjitet.